Fushate pastrimi me rastin e hapjes se sezonit turistik ne Valbone


Description

Nisma “Margegaj zona me Zero mbetje” organizon fushatën e pastrimit, për hapjen e sezonit turistik në Valbonë!
Margegaj është njësia Administrative e bashkisë së Tropojës, që përmban në territorin e saj pjesën më të bukur të Shqipërisë, lumin e Valbonës dhe malet e Alpeve Shqiptare.
Kjo bukuri natyrore tashmë është një nga destinacionet më të vizitura nga turistë vendas dhe të huaj, mbi 200,000 vizitorë në vit, të cilët shijojnë bukuritë malore të luginës së Valbonës, ajrin e pastër, dhe freskinë e Alpeve.
Bashkia e Tropojës, nën kujdesin e vecantë të kryetarit të saj Z. Rexh Byberaj, e ka bërë traditë që për cdo vit të organizojë në muajin Qershor, cermoninë e hapjes së sezonit turistik në Valbonë, ku promovohen vlerat turistike të Valbonës dhe krejt teritorit të bashkisë së Tropojës.
Këtë vit, ndryshe nga herët e tjera, Njësia Administrative Margegaj dhe Bashkia Tropojë kanë menduar për të krijuar kushte më të mira për turistët, për një ambjent më të sigurtë, më miqësorë dhe më të pastër, duke i paraprirë cermonisë së hapjes së sezonit me një fushatë masive pastrimi të territorit në Valbonë.
Në këtë kuadër, Margegaj synon që të jetë zona e parë në Shqipëri me zero mbetje. Kjo nismë është pjesë e projektit pilot ndërkufitarë mes Malit të Zi dhe Shipërisë, ku Margegaj dhe komuna kufitare e Gucisë në Malin e Zi, do të bëhen pjesë e rrjetit Europian të 460 bashkive me Zero mbetje, dhe që mbështetet nga Bashkimi Europian, program IPA Cross-Border, Mali Zi dhe Shqipëri.
Stafit të bashkisë Tropojë dhe Njësisë Administrative Margegaj, nxënësit e shkollave në Margegaj, përfaqësues të shoqërisë civile, qytetarë dhe biznese të zonës, me datë 10 Qershor 2022, ju bashkuan kësaj nisme, duke demostruar me pastrimin e disa pikave të ndotura në luginën e Valbonës dhe në pyjet përreth, dhe duke trasmetuar mesazhin se duhet angazhimi i të gjithë palëve që Margegaj të jetë një zonë me zero mbetje.
Nësë të gjithë do angazhohemi në kët nismë, Margegaj dhe Tropoja do të jenë modeli më i mirë i menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri, dhe zona e parë me zero mbetje.
Kjo nismë është mbështetur nga projekti “Mali i Zi dhe Shqipëria drejt zonave me zero mbetje”, financuar nga EU, pjesë e programit (IPA II) “Cross Border Cooperation Montenegro-Albania 2014-2020”, dhe zbatohet nga Fondacioni Shqiptarë i Zhvillimit të Kapaciteteve Lokale (ALCDF).

  • Region:

    • Kukes

More News & Updates