Aktivitete ndergjegjesuese me komunitetin ne njesine Administrative Margegaj
- 06-Jun-2022
- Mirela Jaupaj
Description
Aktivitet ndërgjegjësuese me komunitetin në zonën e njësisë Administrative Margegaj,
Vazhdojnë aktivitet ndërgjegjësuese në kuadër te projektit “Mali i Zi dhe Shqipëria drejt zero mbetje”.
Ne fshatrat e njësisë Administrative Margegaj, janë mbajtur sesione ndërgjegjësimi me banorët e fshatrave Margegaj, Dragobi, Cerem, Lagja e Paqes, Shoshaj, Fushë Lum, Bradoshicë, Valbonë dhe Ragam. Kordinatori i projektit “zero mbetje” në Tropoje, Armando Pjetërnika në bashkëpunim dhe me drejtuesit e njesisë Administrative Margegaj, organizuan takimet e ndërgjegjësimit me banorët e këtyre fshatrave 'zero mbetje në zonën e Margegajve". Gjithashtu u diskutua edhe për fushatën e pastrimit që të organizohet masivisht në të gjithë njësinë Administrative të Margegaj, para hapjes së sezonit turistik.
Materiale, poster dhe fletëpalosje u shpërndane për pjesëmarësit dhe u prezantuan dhe u diskutuan hapat e menaxhimit drejt zero mbetje, duke filluar që ga ndarja e mbetjeve në burim në organike dhe mbetje të tjera, kompostimi i mbetjeve organike ne familje dhe në komunitet, stimulimi i ripërdorimit dhe riparimit të materialevë, si dhe riciklimi i mbetjeve. Gjithashtu shumë e rëndësishme është ngritja e një fryme komunitare për Margegaj si një zonë me zero mbetje, dhe ku të gjithë kontribojnë për të ja arritur këtij qëllimi.
Takimet e tjera ndërgjegjësuese me biznesin do të vazhdojnë.
"Shqipëria dhe Mali i Zi pa mbetje", përfshin dy rajonet ndërkufitare në Margegaj dhe Guci, të cilat jane dy njësi qeverisëse pilote të nismës "qytete me zero mbetje" dhe pjese e rrjetit Europian me "Bashki zero mbetje". Kjo nismë financohet nga fondet e EU, programi IPA crossborder Mali Zi dhe Shqipëri.
-
Region: