Aktivitet ndergjegjesues me nxenesit e shkollave ne njesine administrative Margegaj
							
							
							
							
							
							
							
							
							
							
							
							
							
							- 14-Apr-2022
 - Mirela Jaupaj
 
Description
Aktivitet ndergjegjesuese me nxenesit e shkollave ne zonen e njesise Administrative Margegaj, 
Vazhdojnë aktivitet ndergjegjesuese ne kuader te projektit “Mali i Zi dhe Shqipëria drejt zero mbetje”.
Ne te gjitha shkollat e njësise Administrative Margegaj, jane mbajtur sesione ndergjegejsimi me mësuesit dhe nxënësit e shkollave. Kordinatori i projektit zero mbetje ne Tropoje, Armando Pjeternika ne bashkepunim dhe me drejtuesit e shkollave dhe njesine Administrative Margegaj, organizuan takimet e ndergjegjesimit me nxenesit dhe mesuesit, te cilet jane edhe ambasadoret me te mire te filosofise 'zero mbetje ne zonen e Margegajve". Gjithashtu u diskutua edhe për fushatën e pastrimit që të organizohet masivisht në të gjithë njësinë Administrative të Margegaj, para hapjes së sezonit turistik. 
Materiale, poster dhe fletepalosje u shperndane per nxenesit dhe u prezantuan dhe u diskutuan hapat e menaxhimit drejt zero mbetje, duke filluar që ga ndarja e mbetjeve në burim në organike dhe mbetje të tjera, kompostimi i mbetjeve organike ne familje dhe në komunitet, stimulimi i ripërdorimit dhe riparimit të materialevë, si dhe riciklimi i mbetjeve. Gjithashtu shumë e rëndësishme është ngritja e një fryme komunitare për Margegaj si një zonë me zero mbetje, dhe ku të gjithë kontribojnë për të ja arritur këtij qëllimi. 
Takimet e tjera ndërgjegjësuese me komunitetin ne cdo fshat do vazhdojnë gjatë muajit Prill. 
"Shqiperia dhe Mali i Zi pa mbetje", perfshin dy rajonet nderkufitare ne Margegaj dhe Guci, te cilat jane dy njesi qeverisese pilote te nismes "qytete me zero mbetje" dhe pjese e rrjetiti Europian me "Bashki zero mbetje". Kjo nismë financohet nga fondet e EU, programi IPA crossborder Mali Zi dhe Shqipëri.
				
               
                 - 
                 		
Region: