Takime me Bordin Keshillimore per projektin Zero Waste


Description

Vazhdojnë aktivitet e projektit “Mali i Zi dhe Shqipëria drejt zero mbetje”.
Këto ditë janë mbajtur disa aktivitete në kuadër të projektit “Mali i Zi dhe Shqipëria drejt zero mbetje”. Takime me Bordin këshillimor të Zero Mbetje për Njësinë Margegaj ishte shumë i rëndësishëm, pasi në këtë takim u diskutuan plani për fushatën ndërgjegjësuese me banorët e 10 fshatrave të kësaj njësie Administrative, me mësuesit dhe nxënësit e shkollave, me bizneset dhe me institucionet. Gjithashtu u diskutua edhe për fushatën e pastrimit që të organizohet masivisht në të gjithë njësinë Administrative të Margegaj, para hapjes së sezonit turistik.
Me shumë interes ishte takime me përfaqësues nga institucionet e Bashkisë Tropojë, Njësisë Administrative Margegaj, Higjena dhe të tjerë për të diskutuar dhe hapave të menaxhimit drejt zero mbetje, duke filluar që ga ndarja e mbetjeve në burim në organike dhe mbetje të tjera, kompostimi i mbetjeve organike ne familje dhe në komunitet, stimulimi i ripërdorimit dhe riparimit të materialevë, si dhe riciklimi i mbetjeve. Gjithashtu shumë e rëndësishme është hartimi i një plani menaxhimi sipas filosofisë zero mbetje, dhe ngritja e një fryme komunitare për një zonë me zero mbetje, dhe ku të gjithë kontribojnë për të ja arritur këtij qëllimi.
Takimet e tjera ndërgjegjësuese do vazhdojnë gjatë muajit Prill.
"Shqiperia dhe Nali i Zi pambetje", perfshin dy rajonet nderkufitare ne Margegaj dhe Guci, te cilat jane dy njesi qeverisese pilote te nismes "qytete me zero mbetje" dhe pjese e rrjetiti Europian me "Bashki zero mbetje". Kjo nismë financohet nga fondet e EU, programi IPA crossborder Mali Zi dhe Shqipëri.

  • Region:

    • Kukes

More News & Updates