Anxhi është një influencuese e përzgjedhur nga projekti për të promovuar çiklizmin malor, shtigjet malore, shtëpitë pritëse, natyrën dhe vendet ku zbatohet projekti.


Description

Sa më poshtë gjeni shkrimet e e saj të postuara në mediat sociale : 

Dibër, Shqipëri (vargmalet e Korabit)
Kjo është vetëm një copëz bukurie nga Dibra, nuk e vendosja dot ne foto ate qe shikon syri dhe ndjen shpirti kur shikon peisazhe te tilla.
Faleminderit shume @cross_border_biking sepse ndoshta pa kete bashkepunim nuk do kisha perjetuar mikepritjen ne Peshkopi, ne Rabdisht, ne Ilnice, ne Pejke dhe mbi te gjitha sdo kisha njohur Pajtimin, Sabriun, Ftesen dhe plot njerez te tjere qe me falen aq shume dashuri dhe aq shume mikepritje!
Vizitoni Dibrën dhe ngjituni lart ne mal me bicikletë, hiking ose 4x4 por mos e humbisni magjinë e pranverës ????
Kjo eshte nje nga fotot e shume te tjerave qe do postohen ne vijim!

Hinoskë-Ilnicë-Melan
Një nga destinacionet turistike qe duhet ta vizitoni patjeter ne kete sezon eshte Dibra.
Ka kaq shume sporte outdoor qe mund te bëni por ajo qe dua te ndalem kete here jane shtigjet me bicikletë te ndertuara nga projekti @cross_border_biking te cilat bashkojne Shqiperine me Maqedonine.
Shtegu i parë Hinoskë-Ilnicë-Melan eshte nje nga shtigjet me te bukura qe kam zbritur ndonjehere me biçikletë.
Shtegu eshte i paster, i dukshem, ka sinjalistike alpine dhe tabela informuese gjate gjithe kohës.
Niveli i shtegut eshte mesatar, në disa pjese ka kthesa te ngushta do ju duhet pak teknikë ose mund te ulni shpejtësinë por që do e shijoni pafund.
Natyra, malet gjysem te zbuluar nga bora, pyjet e blerta, cicerimat e zogjve dhe pergjate ketyre 5.9 km zbritje do haseni me terrene te ndryshme prandaj dhe do tju pelqeje, mbi te gjitha mendoj qe eshte shtegu i parë ne Shqipëri i krijuar për mountain biking i ketij niveli.

Hinoskë-Rabdisht
Ky eshte shtegu i dyte i hapur nga @cross_border_biking i financuar nga Bashkimi Europian.
Ne fillim te jep pershtypjen qe eshte i veshtire por jo, mjafton balancë e mire dhe do e shijoni pafund.
Shtegu ka sinjalistike alpine dhe eshte shume i dukshem, pamjet a maleve te mbuluara nga bora do ti lini pas dhe do keni perballe vetem gjelberim dhe perrenj te krijuar nga shkrirja e bores.
Me pas dalengadale do dalloni fshatin e vogel te Rabdishtit.
Shtegu eshte nivel mesatar dhe ne disa vende edhe pse ka bore akoma e gjithe linja e shtegut ndodhet ne krah te malit dhe te gjitha majat qe do keni perballe jane unike.
Nje shteg qe do i rikthehesha serisht!

Ku të qëndroni në Peshkopi?
Hera e parë qe vizitoja Peshkopine dhe fshatrat si Rabdisht, Ilnice dhe Melan. Ne keto zona shtepite pritese jane tradicionale, me detaje qe prej me shume se 100 viteve.
Une kete here vendosa te akomodohem tek Guesthouse Sabriu.
Sabriu dhe Festa jane një çift i mrekullueshem te cilet me bujarine dhe mikepritjen ta bejne qendrimin aq te bukur, ndjesite sikur je ne shtepine tende, historite e Sabriut, shakate dhe diskutime rreth turizmit dhe potencialit qe ka zona me beri te kuptoj sa me dashuri dhe pasion e bejne punen e tyre.
Percjellin turiste te huaj dhe shqiptarë te cilet vijne per bukurite e bjeshkëve dhe per shtigjet e bicikletave, cdo gje qe ju serviret eshte organike, lengu molles, byreku, rakia, reçelat e ndryshem, jufkat e plot te tjera.
Dhomat dhe cdo ambjent tjeter ne shtepi eshte shume e paster dhe Sabriu me Festen jane gati tju ndihmojnë me cdo gje.
E kam shijuar aq shume qendrimin ne kete shtepi pritese, jam kenaqur kaq shume nga bujaria, respekti dhe miresia, ishin shembull per turizmin.
Ne keto zone mund te zgjidhni gjithashtu te qendroni dhe tek Guesthouse Goleci, tek Zerja ose tek Butterfly camping.
Vizitoni Peshkopinë!

  • Region:

    • Diber

More News & Updates