"Dibra n'feste" 28 maj, dita e dyte
- 30-May-2022
- ALCDF .
Description
Në ditën e dytë të çeljes së sezonit turistik, aktiviteti “Qershia ime” i organizuar në rrënojat e kalasë së Grezhdanit , i shpallur si monument kulture tërhoqi turistë të shumtë përfshirë dhe ato të aventurës malore. Përgjatë kësaj dite nxënës të gjimanzit “Fiqiri Dine” në mbështetje të këtij projekti pastruan zonën përreth lumit të Drinit të Zi. Ciklistët malorë promovuan jetën e gjelbërt, duke mbajtur pastër mjedisin tonë dhe duke promovuar çiklizmin dhe rëndësinë e tij për një jetë sa më të shëndetshme. Tour-et me guida u bashkuan gjithashtu në rafting, në aktivitetin e organizuar nga @blackdrinadventure per promovimin e sporteve të tilla si rafting, çiklizmi malor, hiking etj. Gjatë aktivitetit në rafting guidat lokale iu bashkuan çiklistëve malorë dhe turistëve të huaj në Butterfly Camping Resort për të kaluar pak kohë sëbashku dhe për të ndarë mendimet mbi këtë eksperiencë dhe atë aventurës malore.
IPA II CBC Programme - Republic of North Macedonia & Republic of Albania
-
Region: