"Dibra n'feste" 27 maj, dita e pare


Description

Më 27 maj u organizua dita e parë e eventit tre ditor ku projekti ynë mbështeti panairin e organizuar nga Bashkia e Dibrës me fermerë të cilët ofrojnë për blerësit qershitë më të mira ???? që mblidhen me shumë përkujdesje dhe njoftojnë çeljen e sezonit.
????Zyra e informacionit turistik në Peshkopi ofroi informacione të shumta mbi itineraret që çdo kush mund të vizitonte përgjatë eventit.
Shumë turistë dhe të apasionuar pas natyrës???? , sportit ????????‍♂️apo kulinarisë???? patën mundësi të pajiseshin më një sërë materiales promovuese si harta të shtigjeve malore dhe shtigjeve të ecjes dhe ngjitjes, broshura turistike të vendeve atraktive dhe historike të vendit, sugjerime mbi bujtinat ????apo kampingjet ???? ku mund të akomodoheshin dhe produktet tradicionale apo të vjelat ????????.
????Përgjatë kësaj dite disa gazetarë dhe çiklistë malorë ????????‍♂️ të ftuar nga projekti vizituan panairin, zyrën e informacionit tursitik si dhe ekzpozitën e çelur nga projekti “Ngjyrat e Dibrës” e organizuar në hollin e QEK.
????Në ditën e parë Gjimnazi “Fiqiri Dine” në mbështetje të projektit organizuan festën e qershisë si “Qershia ime” ????në Kalanë e Grezhdanit.
Të rinjtë pjesmarrës ishin shumë aktivitë dhe plot energji në vjeljen e qershive, në ekspozimin e natyrës ????si dhe në anganzhim për të pikturuar sa më bukur ???? si një ndër simbolet që identifikon zonën e Dibrës.
Në këtë aktivitet shumë çiklistë ????‍♀️iu bashkuan të rinjve në të gjitha aktivitetet dhe ndan me to eksperiencat e bukura në shtigjet që kishin vizituar dhe bujtinat në të cilat ishin akomoduar.
????Ekspozita “Ngjyrat e Dibrës” e çelur në këtë ditë iu dha mundësinë të apasionuarve pas fotografisë ????dhe natyrës ???? të bëheshin pjesë e këtij konkursi për të promovuar pejsazhet më të bukura të Dibrës.
Kjo ekspozitë mbetet e hapur për këdo që dëshiron ta vizitojë.

  • Region:

    • Diber

More News & Updates