April 4 - Trajnimi i parë lidhur procesin e zbatimit të ndërtimit të shtigjeve të bicikletave
- 04-Dec-2020
- Mirela Jaupaj
Description
Nisin hapat e parë të turizmit të aventurës në Bashkinë Dibër.
Në kuader të projektit “Ciklizmi ndërkufitar: Një turizëm i aventurës i një tjetër niveli në bashkitë Mavrovë-Rostushe në Maqedoninë e Veriut dhe Bashkinë Dibër në Shqipëri” në mjediset e zyres së turistike u zhvillua trajnimi i parë lidhur procesin e zbatimit të ndërtimit të shtigjeve të bicikletave.
Në kuader të trajnimit për ndërtimin e shtigjeve individë nga Bashkia e Dibrës si dhe dashamirës dhe persona të tjerë të interesuar nga zonat e tjera të vendit morrën pjesë në ketë trajnim.
Metodologjia e këtij trajnimi u bazua në marrjen e njohurive toerike dhe praktike të ndërtimit të shtigjeve.
Në këtë trajnim Komuna e Mavrovë-Rostushe si partner në projekt ka kontraktuar kompaninë Alianse ACE për ofrimin e shërbimit të trajnimit që lidhen me procesin e ndërtimit, guidave, ekspertët e të cilës mundësuan dhënien e njohurive teorike lidhur me këtë proces.
Gjatë këtij sesioni çështjet kryesore të ofruara nga ekspertët u fokusuan në:
Përse kërkohen shtigjet malore të bicikletave
Single trails
Shtigjet ekzistuese
Cfarë duhet të kemi parasysh lidhur me ndërtimin e shtigjeve të qëndrueshme
a.Ndikimi minimal (afatgjatë) në mjedis
b.Mirëmbajtja minimale
c.Konfliktet minimale me përdoruesit e tjerë
Terminologjia që përdoret për shtigjet malore
Rregullat kryesore për ndërtimin e traileve
Tiparet teknike të shtigjeve të bicikletave
Cështjet teknike të piketimit të shtigjeve të biçikletave
Mjetet të cilat nevojiten gjatë ndërtimit të shtigjeve
Çfarë nevojiten përvec mjeteve të punës
Rindërtimi dhe mirëmbajtja e shtigjeve
-
Region: