Oksitropa e Korabit (Oxytropis korabensis (Kümmerle & Jáv.) A.W.Hill)


Description

Oksitropa e Korabit (Oxytropis korabensis (Kümmerle & Jáv.) A.W.Hill)
Oksitropa e Korabit është një ndër llojet e publikuara qysh në vitin 1920 dhe përbën një ndër llojet e para që është emërtuar me emrin e Korabit.
Lloji është gjetur për herë të pare nga ana e dy botanistëve Hungareze B. Kummerle dhe S. Javorka. Lloji u grumbullua gjatë vitit 1916 mbi fshatin Radomirë, në lartësitë 1350-1500 m dhe fillimisht u konsiderua si nën lloj (Oxytropis sericea subsp. korabensis) i cili u rendit në nivelin e llojit nga ana e A. Hill në vitin 1929. Më vonë ky lloj është gjetur edhe në territoret fqinje të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duke mbetur kështu një lloj endemik Ballkanik, pavarësisht se për herë të parë është gjetur në territorin Shqiptar të Malit të Korabit.
ALCDF në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura në Malin e Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Koritnikut”, po realizon me grupin e eksperteve te shoqates Iliria, studimin mbi Inventarin e bimeve te rralla dhe endemike per Parkun natyror ‘Korab-Koritnik’.
Ky projekt eshte financuar nga programi PONT – Prespa Ohrid Nature Trust, zbatuar nga ALCDF dhe partnerët CSCD dhe LAG Dibra Turistike.
Parku Nacional Sharri
AdZM Kukes

  • Region:

    • Diber

More News & Updates