“Natyra pa kufij”moto e iniciativës së qeverisjes së mirë në masivin malorë të mbrojtur Sharr-Korab,


Description

“Natyra pa kufij” është moto e iniciativës së qeverisjes së mirë në masivin malorë të mbrojtur Sharr-Korab, të ndërmarë nga ALCDF me mbështetje të programit PONT, pasi kafshët dhe bimët nuk njohin kufij. Por megjithatë, zonat e mbrojtura i kanë kufijtë e tyre, ku njerëzit janë të kufizuar të ndërhyjnë dhe habitatet dhe ekosistemet duhet të mbrohen. Ata që i sigurojnë cdo ditë këto kufij të zonave të mbrojtura janë rangers, të cilët përballen me ndërhyrjet ilegale, kontrollin e territorit, ruatjen dhe kujdesin për florën dhe faunën. Identifikimin e turistëve, bashkeveprimin me banorët dhe autoritet e fshatrave, edukimin e popullsisë, dhe ndërhyrjet e para për mbrojten nga zjarri dhe presionet reziqet e tjera natyrore.
Mundësitë dhe sfidat e rangersve në këtë mision të përmbushjes së punës së tyre janë të shumta, që nga mungesa e mjeteve, territori i vështirë dhe me sipërfaqe të madhe, përmballja me rrezikun, burimet financiare dhe njerëzore të limitura, të cilat për t’u përballuar kërkojnë një bashkerendim të punës së tyre përtej kufinjve të parkut apo shtetit që i përkasin.
Promovimi i dialogut, bashkëpunimit dhe shkëmbimi i eksperiencave dhe informacioneve mes ekipeve të zonave të mbrojtura ndërkufitare në masivin malorë Sharr-Korab është në qendër të vëmendjes së projektit “Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura në Malin e Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Koritnikut”, financuar nga programi PONT, dhe zbatuar nga Fondacioni ALCDF. Pikërisht në këtë kuadër, me datë 7 Tetor në fshatin Rabdisht të Peshkopisë u organizua një takim i njohjes dhe ndarjes së eksperiencave mes ekipit të rangersve nga parku Korab-Koritnik, Mali i Sharrit dhe Mavrova nga Maqedonia e Veriut, dhe parku Nacional i Sharrit në Kosovë.
Gjatë vizitës në terren, pjesëmarësit u njohën me eksperiencat e njëri tjetrit, organizimin e punës, masat parandaluese, komunikimin me aktorët kyc dhe komunitetin, si dhe sfidat që hasin gjatë kontrollit dhe monitorimit të teritoreve të zonave të mbrojtura.
Interesi për të diskutuar më shumë për masat kundër gjuetisë paligjshme, monitorimin e dhisë së egër dhe kafshëve të rezikuara, mbledhjen pa kriter të bimëve mjeksore, lëvizjet e pakontrolluara të mjeteve motorike, ndotjet e njerëzve në park, mjetet monitoruese, dhe cështje të tjera që lidhen me punën i rangersve ishin cështjet që morën pjesën më të madhe të këtij takimi.
Takimet do të vazhdojnë dhe në të ardhmen në krijimin e grupeve të ptrullimit të përbashkët, dhe planin e patrullimeve.
Ky projekt eshte financuar nga programi PONT – Prespa Ohrid Nature Trust, zbatuar nga ALCDF dhe partnerët CSCD dhe LAG Dibra Turistike.
Parku Nacional Sharri
AdZM Kukes

  • Region:

    • Diber

More News & Updates