Festa e te vjelave ne Peshkopi. "Fuqizimi i Grave te Dibres nepermjet agroturizmit-WEDA" CFLI


Description

Me datë 12 Tetor 2024, u mbajt “Festa e të vjelave”Peshkopi, një panair i produkteve tipike të zonës. Më shumë se 40 gra të angazhuara në sektorin e agro-turizmit, të mbështetura nga projekti WEDA “Fuqizimi i gruas dibrane në Agri-Turizëm” morrën pjesë në këtë panair, duke paraqitur dhe reklamuar produktet e tyre që nga prodhimet bujqësore dhe blektorale të fermave të tyre, punimet artizanale të bëra me dorë, produkte të agro-përpunuara, dhe gatime tradicionale.
Interesi i vizitorëve dhe konsumatorëve që vizituan stendat ku kishin ekspozuar produktet e tyre gratë e agro-turizmit, ishte i lartë. Paketimet e reja, etiketat, dhe manyra e shërbimit të grave të agro-turizmit ishin me të vecanta dhe më tërheqëse për publikun. Gratë pjesëmarrëse në këtë panair përvec shitjeve, patën mundësinë që të krijojnë edhe ndërveprime dhe ndërlidhje me biznese të tjera që ishin të interesuara për produktet e agro-turistike për një periudhë më të gjatë kohore, dhe sasi më të mëdha. Panairi i festës së të vjelave në Peshkopi ishte një mundësi e mirë për gratë e angazhuara në zinxhirin e agro-turizmit në Dibër për të rritur aksesimin e produkteve të tyre në treg, duke ndikuar direkt në rritjen e volumit të prodhimit dhe të ardhurave për familjet e tyre.
Pjesëmarrja e grave në panair, u mundësua nga projekti "Fuqizimi i Grave të Dibrës nëpërmjet agroturizmit - WEDA" , i cili është mbështetur nga Ambasada Kanadeze me fondet e projektit CFLI “Canada Fund for Local Initiatives (CFLI) Albania”, dhe zbatuar nga ALCDF.


  • Region:

    • Diber

More News & Updates