Trajnimi nr. 5: Aplikimi i menaxhimit të integruar në mbrojtjen e bimëve (Bujqësia e Integruar)


Description

Aplikimi i menaxhimit të integruar në mbrojtjen e bimëve (Bujqësia e Integruar)
Në zbatim të projektit “Mjedis i pastër nëpërmjet një bujqësie të integruar”, mundësuar nga“Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën”, financuar nga Norwegian Embassy in PrishtinaMinistria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partners Albania for Change and Development ( Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim) (PA), zbatuar nga ALCDF dhe FFF, gjatë kësaj periudhe u zhvillua trajnimi me temë “Aplikimi i menaxhimit të integruar në mbrojtjen e bimëve (Bujqësia e Integruar)” në datën 27 qershor me dy grupe fermerësh prej 38 fermerë. Gjatë këtij trajnimi fermerët u njohën me rëndësinë e menaxhimit të integruar të dëmtuesve, mbrojtjen e bimëve, diagnostikimin e dëmtuesve të bimëve, mënyrat e përdorimit të pesticideve, sistemet e bujqësisë, tendencat per bujqësinë e së ardhmes, etj.

  • Region:

    • Fier

More News & Updates