Trajnim i 3 (tretë) “Përdorimi efektiv miqësor me mjedisin i plehrave në bujqësi sipas protokolleve të BE” ne kuader te projektit BEAIA
- 05-Jun-2019
- Mirela Jaupaj
Description
Në zbatim të
projektit “Mjedis i
pastër nëpërmjet një bujqësie të integruar”,
mundësuar nga“Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën”,
financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët
Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA), zbatuar nga ALCDF dhe FFF, gjatë kësaj
periudhe u zhvillua trajnim i tretë me temë “Përdorimi efektiv miqësor me mjedisin i
plehrave në bujqësi sipas protokolleve të BE” ne datat 28 dhe 30 maj me dy
grupe të ndryshme fermerësh rreth 40 fermerë. Gjatë këtij trajnimi fermerët u
njohën me rëndësinë e plehërimit të kontrolluar, llojet e plehëruesve që
përdoren në bujqësi, llojet e plehrave që përdoren në bujqësi në Shqipëri,
efektin e plehrave në përmbajtjen dhe cilësinë e prodhimit, karakteristikat
kryesore të plehërimit të bimëve që kultivohen në sera dhe në mjedise të tjera
të mbrojtura, karakteristikat kryesore të plehërimit të bimëve që kultivohen në
fushë të hapur si dhe njohja me plehrat e së ardhmes sipas BE.
-
Region: