Trajnimi i 2 (dytë) “Kompostimi i mbetjeve në fermë” ne kuader te projektit BEAIA
- 05-Jun-2019
- Mirela Jaupaj
Description
Në zbatim të projektit “Mjedis
i pastër nëpërmjet një bujqësie të integruar”, mundësuar nga“Programi i shoqërisë civile për
Shqipërinë dhe Kosovën”, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të
Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në
partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA), zbatuar nga
ALCDF dhe FFF, gjatë kësaj periudhe u zhvillua
trajnimi i dytë me temë “Kompostimi i mbetjeve në fermë” ne
datat 21 dhe 23 maj me dy grupe të ndryshme fermerësh, rreth 41 fermerë. Gjatë
këtij trajnimi fermerët u njohën me rëndësinë e kompostimit dhe grumbullimit të
mbetjeve bujqësore në fermë, fazat kryesore të kompostimit, teknikat e ndryshme
të kompostimit, përdorimi i kompostit në bujqësi, përfitimet nga kompostimi
duke i ofruar atyre udhëzime për rëndësinë e kompostimit si një mënyrë
alternative për reduktimin e mbeturinave në jetën e përditshme. Manuali i përgatitur
do t’i shërbejë në përgjithësi fermerëve
dhe komuniteteve të cilat banojnëpranë zonave rurale ose në rezidenca private,
dhe në veçanti komunitetit që banon në bashkinë e Divjakës.
-
Region: