Trajnimi 2 ditor i stafit të projektit “Mjedis i pastër nëpërmjet një bujqësie të integruar”


Description

Në periudhën 16-17 prill 2019, në ambientet e Departamentit të Agromjedisit dhe Ekologjisë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, u zhvillua trajnimi 2 ditor i stafit të implementimit të projektit “Mjedis i pastër nëpërmjet një bujqësie të integruar”. Në këtë takim morën pjesë12 pjesmarrës  (staf i FDA dhe specialistë të tjerëbashkëpunëtorë të FDA-së në projekte të ndryshme).

Trajnimit u  zhvillua nga Prof. Dr. Seit Shallari duke u fokusuar në cështjet: “Bujqësia dhe Mjedisi; Roli i Praktikave më të mira bujqësore në ruajtjen e mjedisit”. Në fund të trajnimit të ditës së parë u zhvillua një vizitë studimorenë Laboratorin e Agromjedisit dhe Ekologjisë. 

Gjatë ditës së dytë të trajnimit u trajtuan çështjet:“Bilanci ushqimor i bimëve, llogaritja e tij; shembuj konkretë bazuar në analizat e tokës dhe bimët e kultivuara”. Tema të tjera të referuara dhe diskutuara gjatë ditës së dytë ishin: Bujqësia e integruar, Standartet mjedisore, Hartimi i protokolleve për kultivimin e bimëve, Standartet e BE për bujqësinë e integruar, Problematika aktuale që lidhet me ndotjen dhe degradimin e tokës në Shqipëri: raste studimi, Ndryshimet klimatike dhe impakti mbi sektorin e bujqësisë dhe masat për përshtatjen ndaj tyre. Në fund të trajnimit të ditës së dytë u zhvillua një vizitë praktike në Ekonominë Didaktike Eksperimentale të Universitetit Bujqësor të Tiranës. 
Trajnimi ishte me shumë interes dhe u vlerësua nga ana e stafit të FDA dhe bashkëpunëtorëve të tjerë, si  tematika shumë të rëndësishme, të cilat në vazhdimësi të implementimit të projektit, gjatë trajnimeve dhe asistencës teknike do t’u ofrohen fermerëve të Bashkisë Divjakë.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

On two days 16-17 April 2019, the staff of the implementation of the project "Better Environment applying Integrated Agriculture" has participated in the trainings organized at Agro-Environment and Ecology Department of Agricultural University of Tirana. At this meeting participated 12 participants (FDA staff and other FDA specialists in various projects).
The training was conducted by Prof. Dr. Seit Shallari focusing on these main issues: "Agriculture and Environment; Role of Best Agricultural Practices in Environmental Protection". At the end of the first day training, a visit was made to the Laboratory of Agro-Environment and Ecology.

During the second day of training the main referred issues were: "the balance of plant nutrition, its calculation; concrete examples based on soil analysis and cultivated plants ". Other topics referred and discussed during the second day were: Integrated Agriculture, Environmental Standards, Drafting of the Protocols for Plant Cultivation, EU Standards for Integrated Agriculture, Current issues related to the pollution and degradation of the soil in Albania: cases studies, Climate Changes and Impact on the Agriculture Sector and Adaptation Measures. At the end of the second day training a practical visit was made to the Experimental Didactic Economics of the Agricultural University of Tirana.
The training was of great interest and was evaluated by FFF staff and other associates, as very important issues, which continuously will be provided to the farmers of the Divjaka Municipality during the project implementation, training and technical assistance.

  • Region:

    • Tirane

More News & Updates