Edukimi i të rinjve me pasionin për parqet dhe zonat e mbrojtura. Mbeshtetur nga PONT


Description

Edukimi i të rinjve me pasionin për parqet dhe zonat e mbrojtura.
Edukimi mjedisor i të rinjve për njohjen e florës, faunës, rëndësisë së zonave të mbrojtura, është cështje esenciale e shkollave, institucioneve arsimore dhe e ALCDF dhe partnerëve të saj në projektin “Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura në Malin e Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Koritnikut”. Për këtë qëllim një sërë aktivitetesh edukuese me shkollat që shtrihen në zonat e Parkut Korab-Korinik, dhe Mavrovë janë organizuar me të rinj dhe nxënës të këtyre shkollave, si vizita në shtigje turistike, orë mësimore për zonat e mbrojtura, njohuri për monumentet e natyrës, trajnime për cështjet e ndryshimeve klimatike, ekspozita dhe panaire, si dhe njohuri për pjasijet e monitorimit ne zonat e mbrojtura. Këto aktivitete edukuese dhe ndërgjegjësuese kanë pasur si qëllim që të lidhin gjithmonë e më shumë të mësuarit praktik mjedisorë, dhe të nxisin të rinjtë me pasionin për natyrën.
Këto takime u organizuan në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura në Malin e Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Koritnikut”, financuar nga programi Prespa Ohrid Nature Trust - PONT, zbatuesit e projektit Fondacioni ALCDF dhe partnerët CSCD dhe LAG Dibra Turistike .
AdZM Kukes

  • Region:

    • Diber

More News & Updates