Aktivitet me te rinjte mbi edukimin mjedisor dhe nxitjen e tyre per parqet, zonat e mbrojtura dhe naturen me mbeshtetjen e PONT


Description

Nxitja e të rinjve me pasionin për parqet, zonat e mbrojtura dhe natyrën.
Edukimi mjedisor i të rinjve për njohjen e rëndësisë së zonave të mbrojtura, është cështje esenciale e Këshillit Vendor Rinor në Dibër, i cili në këtë inisiativë ka gjetur edhe mbështetjen dhe synergjinë me ALCDF dhe partnerët e saj në projektin “Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura në Malin e Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Koritnikut”.
Grupi i të rinjve të Këshillit Vendor Rinor përgjatë këtyre ditëve të pushimeve të verës, zgjodhën të jenë aktivë me aktivitete edukuese në zonat e Parkut Korab-Korinik, në fshatrat turistike të Radomirës dhe Rabdishtit, për të marrë njohuri për monumentet e natyrës, shtigje turistike, kujdesin për mbrotjen e florës dhe faunës, dhe pastrimin nga mbetjet plastike të pikave kryesore turistike. Këto aktivitete edukuese verore kanë pasur si qëllim që të nxisin të rinjtë me pasionin për natyrën.
Aktivitetet u organizuan në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura në Malin e Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Koritnikut”, financuar nga programi Prespa Ohrid Nature Trust - PONT, me zbatues ALCDF dhe partnerët CSCD dhe LAG Dibra Turistike .
Parku Nacional Sharri
AdZM Kukes

  • Region:

    • Diber

More News & Updates