Takim per nisjen e procesit te krijimit te rrjetit vezhgues komunitar per zonat e mbrojtura ne Parkun Natyror Kora-Koritnik mbeshtetur nga PONT
- 16-Sep-2024
- ALCDF TIRANA
Description
Rrjeti i vëzhguesve komunitarë për zonat e mbrojtura element kyc i mirë-menaxhimin të parqeve nacionale në masivin Sharr-Korab.
Ka nisur procesi i krijimit të rrjetit të vëzhguesve komunitarë për zonën e mbrojtur në Parkun Natyrorë Korab-Koritnik. Kryepleqtë e fshatrave, drejtuesit e Njësive Administrative, dhe të pushtetit lokal në bashkinë Dibër, u mblodhën dhe diskutuan rreth rolit të vëzhguesit komunitarë në kontrollin e ndërhyrjeve ilegale, parandalimin dhe sinjalizimin e zjarreve, parandalimin e dëmtimeve të florës dhe faunës së egër nga shfrytëzimi pa kriter i tyre, kujdesi për pyjet dhe vlerat e biodiversitetin në këtë park.
Interesi i komunitetit për mirëmenaxhimin e zonave të mbrojtura është i lartë, por komunikimi me autoritet e menaxhimit të zonave të mbrojtura dhe institucionet e tjera ka qenë jo në nivelin e duhur. Forma dhe veprime praktike komunikimi dhe bashkëpunimi nevojiten që strukturat në nivel fshati të kontribojnë në mirë-menaxhimin e zonave të mbrojtura në mënyrë efikase. Rrjeti i vëzhguesve komunitarë është një strukturë që lehtëson komunikimin dhe bashkëpunimin e strukturave menaxhuese me komunitetin lokal për zonat e mbrojtura, por që duhet te jetë e formalizuar dhe aktiv.
Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura në Malin e Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Koritnikut”, financuar nga programi PONT – Prespa Ohrid Nature Trust, zbatuar nga ALCDF dhe partnerët CSCD dhe LAG Dibra Turistike.
Parku Nacional Sharri
-
Region: