Takimi i krijimit të rrjetit të vëzhguesve komunitarë për zonën e mbrojtur në Parkun Natyrorë Korab-Koritnik ne Shishtavec


Description

Rrjeti i vëzhguesve komunitarë për zonat e mbrojtura element kyc i mirë-menaxhimin të parqeve nacionale në masivin Sharr-Korab.
Takimi i krijimit të rrjetit të vëzhguesve komunitarë për zonën e mbrojtur në Parkun Natyrorë Korab-Koritnik u mbajt ne Shishtavec per zonen e Kukesit. Kryepleqtë e fshatrave, drejtuesit e Njësive Administrative, dhe të pushtetit lokal në bashki, u mblodhën dhe diskutuan rreth rolit të vëzhguesit komunitarë në zonat e mbrojtura.
Rrjeti i vëzhguesve komunitarë është një strukturë që lehtëson komunikimin dhe bashkëpunimin e strukturave menaxhuese me komunitetin lokal për zonat e mbrojtura, por që duhet te jetë e formalizuar dhe aktive. Interesi i komunitetit për mirëmenaxhimin e zonave të mbrojtura është i lartë, por duhet qe komunikimi me autoritet e menaxhimit të zonave të mbrojtura dhe institucionet e tjera te jene në nivele dhe praktika me te strukturuara.
Rrjeti i veshguesve te komunitetit eshte nje nga keto struktura bashkepunimi dhe komunikimi.
Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura në Malin e Sharrit, Mavrovës dhe Korab-Koritnikut”, financuar nga programi PONT – Prespa Ohrid Nature Trust, zbatuar nga ALCDF dhe partnerët CSCD dhe LAG Dibra Turistike.
AdZM Kukes

  • Region:

    • Tirane

More News & Updates