Supervizim i punimeve në shtigjet Nr.3 (shtegun Hinoskë - Rabdisht dhe shtegun Nr.4 Hinoskë-Ilnicë - Melan)
- 03-Aug-2021
- Mirela Jaupaj
Description
Supervizim i punimeve në shtigjet Nr.3 (shtegun Hinoskë - Rabdisht dhe shtegun Nr.4 Hinoskë-Ilnicë - Melan).
Projekti “Ciklizmi ndërkufitar: Një turizëm aventuresk i nivelit tjetër në Mavrovo-Rostushe dhe Dibër” është mbështetur financiarisht nga Delegacioni Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut në kuadër të Programit ndërkufitar Republika e Maqedonisët sё Veriut - Republika e Shqipërisë nën Instrumentin e Ndihmës së Para-pranimit (IPA II) për vitin 2016 & 2017.
Projekti po zbatohet nga:
• Fondacioni Shqiptar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale (ALCDF)
• Shoqata për Eksplorim Aktiv të Turizmit 2018, Ohër
• Këshilli i Qarkut Dibër
• Komuna e Mavrovës dhe Rostushës
Objektivi i përgjithshëm i projektit është:
Zhvillimin e mëtejshëm në sektorin ekonomik të turizmit aventuresk në zonёn ndёr kufitare Mavrovo-Rostushe dhe Dibër, nëpërmjet krijimit të produkteve të reja Turistike me objektiv final rritjen e numrit tё vizitorëve vendas dhe të huaj.
Në kuadër të objektivit të dytё të këtij projekti janë parashikuar të ndërtohen 40 km shtigje për bicikleta në dy vendet respektive zonën e Dibrës në Republikën e Shqipërisë dhe zonën Mavrovë-Rostushe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
-
Region: