Takim me Bashkinë e Tropojes, Njësinë Administrative Margegaj dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile,biznesit & njësive akomoduese në Valbonë.


Description

ALCDF po punon për projektin “Zero mbetje” nismë dhe instrument Europian.
Nisma Europiane “0 mbetje” ka filluar të zbatohet edhe në rajonin ndërkufitarë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, respektivisht në zonën e Alpeve në Njësinë Administrative Margegaj të Tropojës dhe komunës së Gucisë. Kjo inisiativë po praktikohet nga projekti “Mali Zi dhe Shqipëria drejt zero mbetje”, që mbështetet financiarisht nga programi Europian IPA II, instrumenti bashkëpunimit ndërkufitarë “Mali Zi - Shqipëri 2014-2020”, dhe po zbatohet në Shqipëri nga ALCDF (Fondacioni Shqiptarë i Zhvillimit të Kapaciteteve Lokale) dhe lëvizja ambjentaliste “Green Line in Albania”, në partneritet me Agjensinë Rajonale të Zhvillimit në Bjelashica, Komovi dhe Prokletja që është edhe drejtuesi kryesorë i projektit në bashkëpunim me lëvizjen ambjentaliste “Zero Waste Montenegro” për pjesën e Malit të Zi.
Me datë 9 Qershor stafi i projektit në Shqipëri ndërmori një sërë takimesh me aktorët kryesorë në territorin e Bashkisë së Tropjës, si me drejtuesit e Bashkisë Tropjë, drejtuesit e Njësisë Administrative Margegaj, përfaqësues të Shoqërisë Civile, përfaqësues të biznesit dhe njësive akomoduese në Valbonë, me të cilët ndanë informacion rreth projektit, aktiviteteve dhe rezultateve të tij dhe u dakortësuan për përfshirjen e tyre në hapat dhe aktivitetet e projektit.
Nuk ka më bukur se në pjesën e Alpeve në Tropojë që zoti i ka falë bukuri dhe pastërti të jetë modeli i një vendi pa mbetje. Kjo nismë u mbështet dhe u përkrah nga të gjithë aktorët kryesorë, të cilët e shikojnë qasjen si një instrument që do të përmriësojë kushtet e zhvillimit të turizmit në zonë. Takimet dhe aktivitet do të vazhdojnë përgjatë gjithë periudhës së projektit me të cilët synohet të arrihet të trasferohet një platformë orientuese dhe zbatuese për zero mbetje nga vetë banorët e fshatrave të Margegajve, të cilët do të mbështeten për të reduktuar, ricikluar, dhe ripërdorur mbetjet, duke krijuar një praktikë të qëndrueshme dhe të zbatueshme për zero mbetje në zonën e tyre.

ALCDF is working on the project "Zero Waste" initiative and European instrument.The European Initiative "0 waste" has started to be implemented in the cross-border region between Albania and Montenegro, respectively in the Alps in the Margegaj Administrative Unit of Tropoja and the Municipality of Gucia. This initiative is being practiced by the project "Montenegro and Albania towards Zero Waste" which is financially supported by the European program IPA II, Cross-border cooperation instrument "Montenegro - Albania 2014-2020", and is being implemented in Albania by ALCDF (Albanian Development Foundation of Local Capacities) and the environmental movement "Green Line in Albania", in partnership with the Regional Development Agency in Bjelashica, Komovi and Prokletja which is also the main project leader in cooperation with the environmental movement "Zero Waste Montenegro" for the part of Montenegro .
On June 9, the project staff in Albania undertook a series of meetings with the main actors in the territory of the Municipality of Tropoja, such as the leaders of the Municipality of Tropoja, the leaders of the Margegaj Administrative Unit, representatives of Civil Society, business representatives and accommodation units in Valbona, with whom they shared information about the project, its activities and results and agreed on their involvement in the steps and activities of the project. There is nothing more beautiful than in the part of the Alps in Tropoja that God has bestowed beauty and purity to be the model of a place without waste. This initiative was supported and supported by all key actors, who see the approach as an instrument that will improve the conditions for tourism development in the area. Meetings and activities will continue throughout the project period with the aim of transferring an orientation and transferring an orientation and implementation platform for zero waste from the residents of Margegaj villages themselves, who will be supported to reduce, recycle, and reuse waste, creating a sustainable and workable practice for Zero Waste in their area.


  • Region:

    • Kukes

More News & Updates