Mision monitorimi per projektin "natyra pa Kufij"
publication

Mision monitorimi per projektin "natyra pa Kufij"

Nga bashkëpunimi përtej kufijve, te restaurimi i natyrës dhe fuqizimi i komuniteteve në Korab–Koritnik
Edhe mes borës dhe të ftohtit të malit, puna për mbrojtjen e natyrës dhe mbështetjen e komuniteteve vazhdon!
Në peizazhin dimëror të Korab–Koritnikut, u zhvillua një mision monitorimi nga përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW), Prespa Ohrid Nature Trust - PONT, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM), Adzm Diber dhe institucioneve vendore.

Vizita u përqëndrua në Ilnicë dhe bjeshkët e Hinoskës , ku puna e ALCDF-se, me mbështetjen e PONT, po përkthehet në ndërfyrje konkrete për restaurimin e ekosistemeve , ruajtjen e biodiversitetit dhe përmiresimin e kushteve për komunitetin malore. 

Ky mision ishte një mundësi për të parë nga afër vazhdimesinë dhe rezultatet e dy fazave të bashkëpunimit me PONT. Nga projekti “Natyra pa Kufij”, që hodhi themelet e bashkëpunimit ndërkufitar, bashkëmenaxhimit dhe angazhimit të komuniteteve, te projekti aktual “Korab–Koritnik: Restaurimi i Natyrës dhe Fuqizimi i Njerëzve”, që e çon këtë përvojë më tej përmes ndërhyrjeve të drejtperdrejta në terren. 
 Nga vlerësimi ekologjik te restaurimi në terren Ekipi i misionit të KfWs u njoh me punën për përmirësimin e kullotave dhe restaurimin e habitateve, përfshirë menaxhimin e bimësisë konkurruese, pastrimin e sipërfaqeve nga gurët dhe rigjenerimin e florës vendase. Deri më tani, vlerësimi ekologjik ka përfshirë rreth 580 hektarë në zonën Rabdisht–Hinoskë–Ilnicë, duke krijuar një bazë të rëndësishme planifikimin e nderhyrjeve dhe monitorimin afatgjatë te ekosistemeve.
Investime qe mbeshtesin natyren dhe jeten ne mal. 

Gjate vizitës u prezantuan investimet në infrastrukturën e ujit, përfshirë katër lera dhe katër pika furnizimi me ujë, si dhe instalimin e panelet diellore dhe përmirësimet në stane, Keto nderhyrje synojnë te mbeshtesin menaxhimin me te qëndrueshëm të kullotave te lehtesojne punen e barinjve dhe te përmirësojne kushtet e jeteses dhe te punës në mal.
Komunitetet lokale – në zemër të ndryshimit!
Takimet me barinjtë dhe përfituesit lokalë sollenne vemendje rëndësinë e përfshirjes së tyre në menaxhimin e qendrueshem te burimeve natyrore, përmirësimin e praktikave blegtorale dhe zhvillimin e mundesive te reja per ekonominë e turizmin malor.
Po aq i rëndësishëm është bashkëpunimi me Këshillin e Qarkut Dibër, të përfaqësuar nga kryetarja znj. Dolores Mikli, Prefekturën, strukturat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe shpëtimit, Policinë Kufitare, njësitë administrative dhe rrjetin e monitoruesve komunitarë.Ky bashkepunim eshte thelbesore per qendrueshmerine dhe ndikimin afatgjate te nderhyrjeve. 

Dija shkencore dhe të rinjtë për të ardhmen e parkut
Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe rolit të institucioneve akademike dhe brezit të ri. Dekani i Fakultetit të Shkencave Pyjore, partner i projektit, theksoi rëndësinë e përfshirjes së studentëve dhe studiuesve të rinj në monitorimin shkencor të biodiversitetit.
Ndërkohë, përmes programit “Ambasadorët e Parkut”, projekti synon të angazhojë të paktën dhjetë shkolla, duke nxitur njohjen, dashurinë dhe përgjegjësinë e të rinjve për mbrojtjen e natyrës.
“Koha e keqe, tek miku mirë!”
Një nga momentet më të veçanta të ditës ishte mikpritja në stanin e familjes Fidallari në Hinoskë, ku zoti Ethem Fida na priti me bujari e ngrohtësi, pavarësisht motit të ashpër.
Mes borës, bisedave dhe mikpritjes tradicionale, ky takim na kujtoi se pas çdo peizazhi që duam të mbrojmë qëndrojnë njerëzit, historia, traditat dhe lidhja e tyre e pazëvendësueshme me malin.

Sepse restaurimi i natyrës nuk është vetëm restaurim i habitateve. Është edhe investim te njerëzit, te dijet, te bashkëpunimi dhe te e ardhmja e komuniteteve.
Ky është vizioni që ALCDF, së bashku me partnerët dhe me mbështetjen e PONT, po punon të bëjë realitet në Korab–Koritnik: një peizazh ku natyra mbrohet, traditat ruhen dhe komunitetet zhvillohen së bashku.
#ALCDF #PONT #KorabKoritnik #NatureRestoration #Biodiversity #SustainablePastoralism #CommunityEngagement #ProtectedAreas #MountainCommunities
 

Galeria e Fotove