Thirrje per shprehje interesi


Description

Njoftim

Fondacioni Shqiptarë I Zhvillimit të Kapaciteteve Lokale (ALCDF) në kuadër të projektit Diber: Trails and Tradition (D2T), financuar nga USAID dhe Ambasada Suedeze, po kërkon një ekspert/kompani për dhënien e trajnimeve për aktorët e zinxhirit të turizmit në Bashkinë Dibër, me këto tema:
- Trajnim mbi “shërbimin ndaj klientit” me aktorët që kanë shtëpi pritëse, kampingje apo hostele;
- Trajnim mbi “komunikimin dhe përqasjen e kulturave të ndryshme (ndërveprim kulturor)”, për aktorët që kanë shtëpi pritëse, kampingje apo hostele;

Ky projekt ka për qëllim që të kontribojë në rritjen e numrit të punësuarve, vecanarisht të rinjve dhe grave në zonën e Dibrës, dhe në shtimin e të ardhurave të familjeve dibrane që janë të angazhuara ose do të angazhohen në sektorin e turizmit.

Të interesuarit duhet të dorëzojnë propozimin teknik dhe ofertën financiare dorazi ose me poste në adresën e mëposhtme:

Zyrat e ALCDF – Fondacioni Shqiptare I Zhvillimit te Kapaciteteve Lokale
Rr, Shyqyri Ishmi, Pallati Shpresa, No. 22/5
Tirana/Albania
Tel: +355 44518628

Aplikimet pranohen deri me date 24 Janar 2019, deri ne orën 17:30.

Zarfi duhet të përmbajë propozimin teknik dhe propozimin financiare, si dhe ky propozim te jete edhe ne version elektronik ne nje CD ose USB, I future në zarfin e aplikimit. 
Për më shumë informacion mund të na kontaktoni nëpërmjet email info@alcdf.org.
Me shume gjeni informacion ne ToRs bashkangjitur:

https://drive.google.com/…/1kjZDCnQ3PeLHPQLGI2btzZbpc…/view…

  • Region:

    • Diber