Thirrje per shprehje interesi


Description

Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit të Kapaciteteve Lokale (ALCDF) në kuadër të projektit : “Përmirësimi i ofertës turistike në zonat malore të Shqipërisë dhe Kosovës”, financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, po kërkon një ekspert apo grup ekspertësh për :

Trainimin e Grave dhe Burrave qe merren me biznese prodhuese apo shërbimi për: "Sigurinë Ushqimore, Cilësinë dhe Teknologjinë e Prodhimit" në Has/Tropojë (Shqipëri) dhe Gjakovë/Pejë/Decan/Junik (Kosovë) për projektin: “Përmirësimi i ofertës turistike në zonat malore të Shqipërisë dhe Kosovës”.

Përshkrimi i detyrave që duhet të plotësojë eksperti, kualifikimet e nevojshme dhe produktet që duhet të dorëzohen jepen në termat e referencës të cilat mund t’i gjeni:

https://drive.google.com/file/d/1BM5ZuMgygJ-DF_HLRcCRVAJbe-P_8OAT/view?usp=sharing


Të interesuarit duhet të dorëzojnë nje leter interesi, CV te ekspertit (ëve) dhe ofertën financiare dorazi ose me postë në adresën e mëposhtme:

Zyrat e ALCDF – Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit të Kapaciteteve Lokale

Rr, Shyqyri Ishmi, Pallati Shpresa, No. 22/5

Tirana/Albania

Tel: +355 44518628

  • Region:

    • Tirane