Ekspert për Zhvillimin e një plani të qëndrushëm marketingu dhe një platforme dinamike ICT


Pershkrimi

Fondacioni Shqiptarë I Zhvillimit të Kapaciteteve Lokale (ALCDF) në kuadër të projektit Diber: Trails and Tradition (D2T), financuar nga USAID, po kërkon një ekspert për Zhvillimin e një plani të qëndrushëm marketingu dhe një platforme dinamike ICT në faqet e internetit, medias sociale me qëllim që të nxisin dhe promovojnë turizmin në Bashkinë Dibër. Ky projekt ka për qëllim që të kontribojë në rritjen e numrit të punësuarve, vecanarisht të rinjve dhe grave në zonën e Dibrës, dhe në shtimin e të ardhurave të familjeve dibrane që janë të angazhuara ose do të angazhohen në sektorin e turizmit. Të interesuarit duhet të dorëzojnë propozimin teknik dhe ofertën financiare nëpërmjet email tek këto adresa: Lmanga@alcdf.org dhe info@alcdf.org, brenda datës 04 Gusht 2017. Për më shumë informacion I gjeni tek ToR që janë linkun e faqes se internetit www.alcdf.org; www.prexalbania.com; dhe faqen e facebook të alcdf, si dhe per informacion shtese mund të kontaktoni në numrin e telefonit 044518628

  • Rajoni:

    • Diber
  • Donatori:

    Financuar nga USAID, Diber, Albania.