Thirrje Per Aplikime Per Grante Ne Kuader Te Fondit Te Iniciativave Lokale


Raundi 2

Fondacioni Shqiptari i Zhvillimit të Kapaciteteve Lokale (ALCDF), ne kuadër të projektit “Rritja e kapaciteteve të Shoqërisë Civile në Shqipërinë e Veriut për përmirësimin e biodiversitetit dhe mbrojtjes së mjedisit” – projekti EcoNord - që financohet nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri si pjesë e programit “Instrumenti për Shoqërinë Civile – Iniciativat Civile dhe Rritja e Kapaciteteve, Shqipëri, hap raundin e dytë të thirjeve për grantet e Fondeve të Iniciativave Lokale.

Fondi i Iniciativave Lokale ka për qëllim “Të mbështesë financiarisht projekte të vogla që adresojnë konservimin dhe pasurimin e biodiversitetit, menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe promovimin e nismave të shoqërise civile në këto çështje, nëpërmjet një “Fondi të Iniciativave Lokale” në zonën e Veriut të Shqipërisë.

Ftohen të aplikojnë organizatat e shoqërisë civile aktive lokale nga Shqipëria e Veriut (respektivisht në qarqet Dibër, Kukës, Shkodër dhe Lezhë) që punojnë apo sjellin zgjidhje për çështje mjedisore dhe biodiversitetin. Gjithashtu mund të aplikojnë grupet prodhuese dhe komunitare të formalizuara si Shoqatat e pyjeve, të vaditjes, bimëve mjekësore, bujqësisë, bletarisë, etj., nga Shqipëria e Veriut.

Aplikantët duhet të dorëzojnë:

  1. Formularin e Projekt-Propozimit të plotësuar në Anglisht ( shkarko versionin shqip ),( shkarko versionin anglisht ). Shenim: Neqoftese propozimi do te jete ne kufijte deri ne 10,000 Euro (>5000 euro <10,000 Euro) propozimi mund te dergohet ne gjuhen shqipe dhe nje permbledhje ne gjuhen angleze ( shkarko )
  2. Buxhetin e Projekt-propozimit ( shkarko )
  3. Korniza Logjike ( shkarko versioni shqip ), ( shkarko versioni anglisht)
  4. Dokumentacionin e mëposhtëm:
  • Vendim gjykate, akt themelimi dhe statutin e organizatës (fotokopje);
  • Çertifikaten e rregjistrimit në Zyrën e Tatimeve - NIPT-i (fotokopje);
  • CV e stafit të përfshirë në projekt;
  • Formatin LEF (Legal Entity Format), firmosur dhe vulosur nga aplikanti ( shkarko );
  • Formatin FIF (Financial Identification Format), firmosur dhe vulosur nga aplikanti dhe banka ku kryhen veprimet financiare ( shkarko ).
  • Dokumenta të tjera mbështetëse. ( Guida per aplikantet ), ( Letra per partneritet )

Projekt – propozimet që do të mbështeten financiarisht nga Fondi i Iniciativave Lokale duhet të kenë buxhete (përfshirë kontributin) të cilat janë në kufijtë monetarë (minimumi 5.000 Euro dhe maksimumi 25.000 Euro), dhe që sigurojnë fondin e bashkëfinancimit nga aplikuesi jo më pak se 5% të vlerës totale të projektit. Gjithashtu projekt-propozimet nuk duhet të parashikohen më pak se 6 muaj dhe jo më shumë se 12 muaj.

Projekt – propozimet do të pranohen të dorëzuara dorazi deri më datë 23 Mars 2016, në orën 17:00, tek zyrat e ALCDF në adresën që jepet më poshtë:

Adresa

Albanian Local Capacity Development Foundation (ALCDF) Rr. Shyqyri Ishmi, Pallati Shpresa (mbrapa shkollës së Baletit), Ap. 24/4 Tiranë, Shqipëri.

Për projektet e dorëzuara me anët të postës, aplikantët duhet të paraqesin bashkë me aplikimin edhe dokumentin e postës qe konfirmon se aplikimi është dorëzuar para afatit kohor te paraqitur më lart (23 Mars, ora 17.00).

Adresa postare eshte:

Albanian Local Capacity Development Foundation (ALCDF) Rr. Shyqyri Ishmi, Pallati Shpresa (mbrapa shkollës së Baletit), Ap. 24/4 Tiranë, Shqipëri.

Organizatat e interesuara për të marrë pjesë me projektet e tyre në komponentin e granteve të Fondit të Iniciativave Lokale do të mbështeten me asistencë teknike nga komponenti i rritjes së kapaciteteve. Në kuadër të këtij komponenti, EcoNord organizon trajnime për të mbështetur organizatat e shoqërisë civile të interesuara për të aplikuar që të mund të plotësojnë më mirë kriteret e thirrjes. Trajnimet do ofrohen nga Qendra Burimore për Trajnim dhe Asistencë Teknike (ANTTARC) në kuadër të projektit, dhe organizatat do të njoftohen për datat e trajnimeve gjatë takimeve informuese që do të organizohen në kuadër të thirrjes.

Për informacion të detajuar vizitoni faqet e internetit të ALCDF www.alcdf.org, ku eshte dhënë linku me guidën e aplikimit, kriteret, afatet kohore, formatet e aplikimit dhe kontaktet.
Gjithashtu mund të kontaktoni nëpërmjet e-mail Zj. Lindita Manga, Menaxhere Projektit EcoNord lmanga@alcdf.org; dhe Z.Besnik Alku, Kordinator i Fondit të Iniciativave Lokale: balku@alcdf.org .